Briken Calja me 3 medalje ari/ Shpallet kampion Europe në peshëngritje.

Kampionati Europian i Peshëngritjes, po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë,  ku merr pjesë edhe Shqipëria.

Shqipëria u përfaqësua  nga Briken Calja, i cili në stilin e shkëputjes u shpall kampion Europe, duke fituar medaljen e artë pasi ngriti peshën 146kg.

Në stilin e shtytjes, Calja ngriti 171 kg në provën e parë, duke siguruar automatikisht medaljen e artë edhe në dygarësh. Në provën e dytë Calja dështoi të ngrejë 175 kg, ndërsa në provën e 3-të ia doli me sukses të ngrejë shtangën dhe të kompletojë dominimin e tij në këtë kategori.

Me 321 kg në dygarësh peshëngritësi nga Shtërmeni renditet i pari, duke marrë medaljen e artë dhe me tre të tilla shpallet kampion i Europës.

Rezultate imazhesh për briken calja

Rezultate imazhesh për briken calja

 

Rezultate imazhesh për briken calja

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments