Taksë edhe në autostradën e Kosovës

Aktualitet

Pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që Rruga e Kombit, të shfrytëzohet me pagesë, 5 euro për një drejtim, si dhe 5 euro në drejtim tjetër, një gjë të tillë po e paralajmërojnë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Shumë shpejt pritet të vendoset taksa për shfrytëzimin e autostradës së Kosovës.

Zyrtraet Kosovarë, theksojnë se taksa e vendosur për shfrytëzim të autostradës në Shqipëri është tejet e lartë. “Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson që taksa e vendosur për ‘Rrugën e Kombit’ është e lartë dhe mund të ndikojë në lëvizjen e qytetarëve në të dyja vendet”-citohet në përgjigjen e kësaj zyre dhënë gazetës “Zëri”.

Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës, këtë vendim te Qeverisë shqiptare e kanë cilësuar të lartë dhe të papërshtatshëm për gjendjen ekonomike të të dyja vendeve.

Rezultate imazhesh për autostrada e kosoves

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?