Drejtuesit e rinj të policisë së burgjeve me precedent penal. Edhe historiani gradohet drejtues.

Aktualitet

Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se prej kohësh në polici po kryhen një sërë emërimesh me urdhër nga lart duke shkelur dhe anashkaluar ligje të miratuara nga vetë kjo shumicë. Ndërkohë sipas këtyre burimeve, të lapsi.al Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve u emërua Enrik Sulejmani. Ai është ish-koordinator i Partisë Socialiste në Kamzë. I emëruar më parë edhe nga LSI, por i larguar pasi ka rezultuar i dënuar. Edhe Nazmi Demirxhi, zv.drejtor i policisë së burgjeve rezulton të jetë i dënuar në të kaluarën për ndihmën ndaj Admir Tafilit, i cili vrau 2 vëllezër.

Radha e emërimeve politike në policinë e shtetit nuk ndalet me kaq. Burimet thonë se Lulzim Haxhiu, shef policie pranë spitalit të burgjeve, është përjashtuar më herët nga policia e shtetit.

Fredinand Preci, aktualisht shef policie në Lezhë është gjithashtu një i përjashtuar nga policia e shtetit. Emëruar fillimisht si polic dhe graduar oficer, sot shef policie. të njëjta burime thanë se Drejtor Fejmi Isufaj, nga civil (historian) është graduar direkt me gradën “Drejtues”, pa pasur shkollë policie apo ushtarake.

Janë vetëm 5 raste të cilat vijnë si një shembull se Vetingu në polici mbetet ndoshta një arsye për të justifikuar lëvizjet në radhët e uniformave bli sipas qëllimeve politike dhe personale.