Nga Adriatik R Dosti/ Miqësorja e dështuar e Panuccit…

Sport

Ka deshtuar totalisht e ne te gjitha drejtimet tekniku italian i Kombetares shqiptare Panuci ne perballjen e tij ndaj Norvegjise..dhe jo thesht se eshte mundur e as thjesht ne rezultat..
..Deshtimi ne llogjiken e kendveshtrimin tim ka qene pothuajse total e ne te gjitha drejtimet, ne skema, ide, lojtare te provuar, formacion te ndertuar, besim te tepruar, nderrime te bera pa asnje lloj vlere e zevendesime te mundeshme por te pa shrytezuara …
.
Nje Shqiperi per tu harruar nje ore e me pare..madje ne nje nga paraqitjet e saj me te dobeta te dy viteve te fundit…e pa qarte, konfuze, pa asnje lloj ideje, pa mesfushe..pa nje lojtar Organizator..pra pa nje Play – Maker..nje mesfushe teresisht Anonime e nje sulm komplet inegzistent..pa folur per mbrojtjen te cilen norvegjezet e cane si ne qender po ashtu edhe nga krahet sa here qe deshen e si deshen vete..

Dhe fale Strakoshes ..Shqiperia del e mundur nga Elbasan Arena vetem 1-0 sepse ne fakt tre pritjet e tija decizive e shpetimtare duhet tu kishin dhene norvegjezeve minimumi nje fitore te thelle 3-0.. ashtu sic u zhvillua loja e ashtu sic u paraqiten situatat ne porten tone..

Ne te gjithe drejtimet,,,fizikisht, teknikisht, atletikisht, taktikisht..ne luften per topin e pare, ne dyluftimet e fituara, ne mbulimin nje per nje..ne menyren perfekte e te shpejte te daljes ne sulm, ne qarkullimin e topit, ne pasimet e ne volumin e lojes ne teresi kundershtari ishte ku e ku shume me lart se Shqiperia e Panucit qe nuk u ngjit dot per asnje cast as edhe ne nivelin e lojes se nje ekipi te Superliges shqiptare…e jo me te nje Kombetareje…

Caloi , deshtoi e zhgenjeu ne gjithcka..ndaj ose Panuci ka shume ide ne koke qe mbeten vetem fjale e ai nuk di se si ti transmetoje dot ato tek ekipi e tek lojtare te vecante ose duhet te pranojme qe skuadra e individe te saj nuk dijne se si ti interpretojne ato ne fushen e lojes..

Nje Strakoshe e nje Grezde jane fare- fare pak per te mos thene asgje perballe nje kundershtari qe luajti ne fushe me 11 veta ndaj nje Shqiperie me 2 lojtare e 9 figurante…

Te luash ne fushen tende dhe ne 45 minutat e para te mos e rrezikosh asnjehere kundershtarin e te mos besh as edhe nje gjuajtje te vetme ne porten e tij ..tek ke deklaruar e je reshtuar me skemen taktike 4-3-3..pra me 3 sulmues ne fushe ..kjo eshte sa e pa pranushme po aq edhe absurde dhe qe nuk kerkon asnje lloj justifikimi e komennti te tepert…

Ramadani nuk mund ta mbaje mbi shpatullat e tija ate rol e besim disi te tepruar qe i eshte dhene…Qaka as mish as peshk..Xhaka vrapon pa pushim po se per cfare nje zot e di..Mavraj e Ajeti bejne gabime elementare e me pasoja per porten tone..krahet cahen me lehtesine me te madhe ku Aliji nuk te jep as siguri e as besim..

Hysaj ne nje nga ditet e tija me te keqija te karieres se vet.. te deritanishme…

E cfare mund te beje nje Grezda i vetem ne sulm kur si Sadiku po ashtu edhe Balaj e Roshi veshtire te te bindin se sot ishiin ne fushe dhe luajten kunder Norvegjise…ahhh po mund te kene luajtur por pa rene fare ne kontakt me topin… ose sejcili ne qejf te vet …

E nderkohe asnje minute per Abazajn, Gavazajn, Latifin apo edhe Cikalleshin..madje duke i djegur edhe dy nderrimet e lejuara qe pranon rregullorja ne ndeshje te kesaj natyre… e duke lene ne stol edhe Gjimshitin e Lenjanin… e pa asnje motiv bindes duke mos e thirrur fare ish kapitenin e lojtarin me shume pervoje dhe eksperience ..Agollin..

Une nuk arrij ta kuptoj dot se cfare donte te bente, te eksperimentonte a te provonte Panuci me ekipin ne kete ndeshje…pasi nuk beri absolutisht asnjeren prej tyre..perkundrazi shtoi edhe me shume panikun, pasigurine, konfuzionin e mosbesimin si dhe vertetoi ate qe per PAROLE-PAROLE..e pordhe apo tangerlliqe italianet e tipit te tij jane te vetmit e te lindur..per BIG MAUTH….

Nje Norvegji e thjeshte ne lojen e saj por e vendosur perfekt taktikisht dhe agresive po aq sa edhe e fresket fizikisht e nxorri komplet jashte loje Panucin me gjithe idete e tija qe duket se kane destinacion te mbetetn vetem ne koken e gojen e tij..si dhe kete Kombetare tone qe si shume po i numerojme e permendim milionat qe fitojne lojtaret ne klubet e tyre si dhe emrat e skuadrave ku luajne dhe nuk po ju kerkojme me te drejte te luajne e te perfaqesojne ashtu sic ju takon ngjyrat e fanelese se Kombetares se Shqiperise..

Te shkosh ne porten e kundershtarit ..ne fushen tende vetem ne minuten e 53…kjo eshte te vesh duart ne koke…

Te godasesh porten e tij vetem 3 here ne 96 minuta loje kjo eshte komplet e pa pranueshme aq me shume kur deklaron se luan me 3 sulmues…e nderkohe kundershtari ta godet porten mbi 12 here….humbet edhe nja tre raste ideale shenimi..te shenon edhe nje gol qe i mjafton per ta fituar ndeshjen ..dhe ti prap ke guximin te justifikohesh epo..hajd mo se miqesore ishte ..na duhet te eksperimentojme disi…

Ok…drejt..eksperimento, provo..guxo ..shpreso e beso…por ti nuk bere asnjeren nga keto me qellimin e mire per te fituar dicka prej tyre..sepse ne fund te fundit ne futbollin e sotem aq me shume kur luajne Ekipet Kombetare.. nuk egziston me termi Miqesore…por perfaqesim i Kombit, Himnit e Flamurit tend Kombetar..

Perfundimisht..mund te pohoj me plot gojen se ky takim ishte nje deshtim i plote e total ne te gjitha drejtimet i Panucit por edhe i kesaj Kombetareje inegzistente ne perballjen me Norvegjine ..ku jo vetem trajneri por sejcili lojtar qe i eshte besuar fanella e perfaqesueses duhet urgjentisht te ndjeje e te marre pergjegjesite e veta…

Plot nje jave ne dispozion e ne kushte ideale per te pergatitur nje ndeshje testuese perballe nje kundershtari te tille nuk mund te pranojne dot kurresesi asnje lloj justfikimi prej askujt per kete paraqitje te turpeshme e skandaloze…

Ne vertet nuk jemi as Gjermania, Spanja, Anglia, Franca apo qofte edhe Portugalia , Polonia, Suedia , , Hollanda etj..por sidoqofte nuk jemi as si kjo lloj Shqiperie qe ishte perballe Norvegjise ne mbremjen e se Henes se 26 Marsit 2018 ne Elbasan Arena…

Nje Shqiperi per tu harruar sa me pare te jete e mundur…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?