Xhafaj emëron Drejtor të SHÇB-së ish Gjyqtarin e shkarkuar nga KLD

0

Para se te emerohej Drejtor i SHÇB-se ne ministrine e Brendshme nga ministri Xhafaj, Agim Hysi ka qene gjyqtar ne Vlore dhe Gjirokaster.

Sipas mediave te kohës thuhet se ai ka liruar te arrestuar që kanë grabitur me armë dhe trafikantë droge, ndaj dhe është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. E ka apeluar shkarkimin e tij deri në Gjykatën e Strasburgut për t’u rikthyer në detyrë, por një kërkesë e tillë është rrezuar. Hysi me pas u dergua në Strasburg që të mbronte ligjin e pronave nga avokatura e shtetit edhe pse i shkarkuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2002, dhe i emëruar me vendim të Avokates së Përgjithshme të Shtetit Alma Hicka duke shkelur kështu rregulloren e emërimit në detyrë të Avokatëve të Shtetit, rregullore që përjashton kategorikisht emërimin e personave që janë shkarkuar me një vendim të autoritetit të lartë, sic është edhe në këtë rast Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Agim Hysi është diplomuar “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Po ashtu vlen të theksohet se ka një njohje të vjetër me kryeministrin Edi Rama.

Në kohën kur ka qenë kryetar Bashkie, Agim Hysi ka qenë avokat i Ramës pas një padie të ngritur ndaj Sali Berishës (kryeministër në atë kohë) për “Shpifjes për shkak të detyrës” dhe “Fyerjes për shkak të detyrës”.

 

Po kush eshte Agim Hysi:

Agim Hysi u lind më datë 8 Qershor 1957 në qytetin e Vlorës dhe eshtë diplomuar “JURIST” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës viti 1984-1988. Ai ka një karriere të gjatë në fushën e Drejtësisë dhe Avokatisë.

1980 – 1984 Kryesekretar gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Vlorë,

1988 – 1996 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1996 – 1998 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

1998 – 2002 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1995 Anëtar i Shoqatës se Juristeve IBM me qendër në Londër.

1996 Anëtar i Konferencës Evropiane Mbi të drejtat e fëmijëve (Bruksel 1996 e vijim).

1996 Anëtar aktiv i shoqatës “Epoch Worldwide” me qendër në Londër.

1997-2002 Ekspert, anëtar i Komitetit të eksperteve të përzgjedhur për problemet e pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar, pranë Këshillit të Evropës Strasburg. Pjesëmarrje e rregullt në mbledhjet e këtij Komiteti që nga viti 1998.

2001 Kandidat i Republikës së Shqipërisë si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

2002 Kandidat i Republikës së Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Internacionale Kundër Krimeve të Njerëzimit, Hagë .

2004-2013 Anëtar i komisionit të provimit të avokatëve

2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009.

2002 – 2011 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

2011 – 2012 Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

2012 – 2013 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë

2014 – 2017 Avokat Shteti – Drejtues i Zyrës së Përfaqësimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

2017 -2018 Zv. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

2018 – në vazhdim Drejtor i përgjithshëm (i komanduar) i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

Ka një sër kualifikimesh,pjesmarrje në veprimtari studimore shkencore ,botime dhe studime.

Kualifikime :

1980 – 1981 Kurs një vjeçar i gjuhës angleze, pranë Fakultetit Histori Filologji Universiteti i Tiranës,

1993 Specializim pasuniversitar në fushën e të drejtës angleze pranë “London University”,

1998 Kualifikim për të drejtën penale pranë Magjistraturës italiane,

2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009

2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Nëntor 2009.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author