Deputetja e PS sulmon ashpër Këshilltarët e LSI që i janë bashkuar PS.

Aktualitet

Deputetja e PS, Adelina Rista nëpërmjet një statusi në faqen e saj në Facebook ku trajton arsyet e largimeve masive të këshilltarëve të LSI drejt partisë së saj thotë hapur, se në Partinë Socialiste askush nuk e beson fabulën e bashkëpunimit të opozitës me Rusinë, e cila u jepet e gatshme për tu lexuar.

Për Ristën, por si duket edhe për socialistët e thjeshtë, përveç shtabit propagandistik të Ramës e Fugës, këta këshilltarë të LSI janë thjeshtë; kameleonë, interesaxhinj e burracakë.

“… Të zhgënjyer???!!! … Tani u qenkeshin hapur sytë???!!! … Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në çdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë pa lagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës…

Fenomeni LSI!…… Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet… #FenomeniLSI#” shkruan deputetja e PS në një status në Facebook.

 

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?