Nga Albina Deda Gjoci/ Propagandë e shpifur e Narkoshtetit!

Politike Te tjera

Prej kur ka mbire kjo fare e keqe qe tek ne eshte konvertuar ne Rilindje,ne themel te saj ka pasur vetem propaganden e genjeshtert dhe ilizionin.
Edhe keto 5 vite e njejta tablo veçse me kolore me te shndrritshme per te krijuar ne telajon e Narkoshtetit pikturen zhgarravine te Edvin Rames.
Kur nuk arrijne te zbukurojne kreatyren e tyre “Rilindesit”po me propagande shperfytyrojne realitetin e kundershtareve.
I tille eshte dhe prononcimi i Kryebashkiakut te Mirdites Ndrec Deda lidhur me disa shembje te ndodhura ne Pshqesh per te cilat ai fajeson cilesine e ndertimit te Rruges se Kombit.
Ky eshte nje mashtrim i neveritshem.
E para kjo nuk ka lidhje me ndertuesit e Autostrades por me abuzuesit te cilet kane bere gerryerje jo profesionale ne rruge per ndertim te objekteve te biznesit.
Ky eshte nje realitet i prekshem dhe i dhimbshem.
Nderkohe qe per nje gardh pa leje apo nje tende gjobiten qytetaret per kete rast behet nje vesh i shurdher nga shteti dhe organet e tij ligjzbatuese.
Kjo vetkupton arsyen pasi bizneset e Narkoshtetit nuk pengohen dhe nuk kontrollohen.
E dyta,kjo rruge eshte dhene me koncesion.
Si gjithe koncesionet e mbrapshta te kesaj qeverie qellimi nuk eshte mirembajtja e sherbimi por korrupsioni dhe perfitimi.
Ne çdo vend te botes koncensionari nderton rruget dytesore.
Te rasti ne fjale asnje shenje mirembajtje vetem disa vizime e shtylla ku do vihen aparaturat e Toll,ku qytetaret do ju paguajne taksen e korrupsionit koncensionareve te Edi Rames.
Ndrec Deda kryebashkiaku i cili bashke me shefin e tij do mbahen mend per “politikat”e tyre te punesimit ne Mirdite duke krijuar ne mes te qytetit ndermarrje funksionale per perpunimin e droges guxon dhe pergojon rrugen e Kombit, njeren nga veprat e cila i dha frymemarrje jo vetem Mirdites por mbare trojeve tona nacionale.
Ky monument mban vulen e qeverisjes Berisha dhe do ngelet gjate ne kujtesen e kombit.
Jane kompani me renome boterore qe realizuan kete veper si Bechtel dhe jo firmat fantazme te Edvinit qe per nje skarpate ne rrugen Tirane-Elbasan,i zhduken buxhetit te shtetit nje vit me pare plot 35 milione €!
Te heshtesh perballe nje neverie te tille propagandistike eshte mekat njerzor e politik.
Duke justifikuar reagimin po e mbyll me fjalet e arta te Martin Luter King”Jetet tona fillojne te marrin fund diten qe ne behemi te heshtur mbi gjerat qe kane rendesi”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?