Informacione të reja për ngarkesën prej 613 kg kokainë, që erdhi në Durrës duke patur si garantor, klanin Rama!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të ri lidhur me ngarkesën prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, që e lidh kryeministrin Edi Rama me këtë ngarkesë.

Berisha ka postuar në Fb, mesazhin e një zyrtari anonim, i cili flet për shkarkimin e mistershëm të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Portit, Artjan Qiricit dhe zëvendësimin e tij me të besuarin e kryeministrit Rama.

Në fund, Berisha ka ngritur 4 pyetje drejtuar kryeministrit, për fakte që e lidhin me ngarkesën e drogës “si garantor” duke filluar nga arsyeja e patreguar ende e shkarkimit të ish-drejtorit Qirici.

Ja mesazhi i plotë i Berishës:

Informacione të reja për ngarkesën prej 613 kg kokainë, që erdhi në Durrës duke patur si garantor, klanin Rama!

Zyrtari dixhital informon:

1- Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua sepse ai refuzoi te firmose shkresen, me te cilen urdherohej kalimi ne Kalaten 3 i te gjithe konteinereve perfshire ketu edhe konteinerin qe mbane 180 milion euro droge qe ndodheshin ne Kalaten 4.

Kjo behej me qellimin e vetem qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te largoheshin nga syri i publikut dhe atje te ndermerreshin veprimet per rrembimin e droges.

Per kete qellim Qirici brenda 3 oresh u zevendesua me Afrim Bakaj, njeriun me konfident te Rames dhe Gjushit me qellim realizimin e operacionit.

Por nga ky operacion u hoq dore sapo u mesua se drejtori Qirici kishte marre me vete kopjen e shkreses qe i kerkohej te firmoste.

2- Pas ketij deshtimi, doganiere te caktuar jane perpjekur qe konteinerin ta vleresojne pa rrisk, me qellim qe ti shpetoje skanerit por kane deshtuar pasi rrisku percaktohet nga sistemi.

3- Pasi filloi gjithe porti te flase per klanin prites Edi dhe Olsi Rama dhe porti te mbaje ere droge, konteinerin me rrisk, por jo drite te kuqe, jane detyruar qe 9 dite pas shkarkimit ta nisin ne oren 2:00 te mengjesit per te kaluar skanerin dhe derguar drejt desitnacionit.

4- Punonjesit e Rapiskan, qe eshte kompani private amerikane, nuk i kishin thene asnje fjale per “mallin”, me shprese se ai nuk do ta konstatonte.  Perkundrazi, pasi ai ka konstatuar mallin ne pako i eshte kerkuar nga punonjes dogane te lejoje kalimin e konteinerit.  Ai ka refuzuar ne menyre kategorike dhe ka derguar ndihmesin e tij ne shtepine e drejtorit te vete.

Me këtë rast, ftoj qytetarët t’i shtrojnë vetes së tyre, por dhe Edvinit, pyetjet që vijojnë:

1- Kush urdhëroi që konteinerët, së bashku me superkontenierin të kalonin nga kalata 4 në kalatën 3 dhe cili ishte qëllimi i këtij kalimi?

2- Pse shkarkove me urgjencë, Drejtorin e portit, Qirici, dhe pse nuk tregon arsyet e këtij shkarkimi? Apo ke frike nga shkresa që ai disponon dhe që refuzoi të firmosë?

3- Pse mashtrove shqiptarët dhe paraqit operacionin si sukses të Policisë dhe doganave shqiptare? Ndërkohë që droga nuk u zbulua as nga Policia dhe as nga Dogana, por vetëm nga punonjësi i turnit te kompanise private amerikane, të cilit nuk ju dha asnjë informacion paraprak!

4- Pse mohove publikisht informacionet ndërkombetare dhe pse u mbajt 9 ditë në kalatë, konteineri me 613 kg drogë?

Në përgjigjet e këtyre pyetjeve qendron e vërteta përvëluese për lidhjen e ngarkesës së drogës me klanin më të fuqishëm të pushtetit, klanin Rama!” përfundon Berisha.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments