Nga Kreshnik Çollaku/ Debati që nuk duhet të humbim.

Ka disa debate qe mund te behen ne PD. Debate te medha e debate te vogla. Une mendoj se,Debati i madh qe sot duhet bere,eshte debati se si duhet te korrigjohen,forcohen dhe perfeksionohen Rregullat e Lojes. Debati i madh qe sot kerkojne qytetaret dhe demokratet nga cdo skaj i vendit eshte se si duhet te garantojme perfshirjen e vullnetit te antareve ne vendimarrje,se si duhet te garantohen kontributet,se si duhet te mbrohen e promovohen karrierat e pergjegjesite. Debati i madh ne PD sot duhet te jete se si te kufizohen vullnetet subjektive ne vendimmarrje. Debati i Madh eshte debati per te garantuar e respektuar bashkejetesen me rregulla loje..duke shenjteruar Voten si te vetmin cmim per karrierat e pergjegjesite e perfaqesimin ne cdo nivel.
Çdo debat tjeter lidhur me emra individesh eshte debat legjitim per interesat e individeve por eshte nje debat i vogel,qe nese trajtohet me rendesi disproporcionale rrezikon te prishe Debatin e Madh,debatin e parimeve rregullave te lojes per te cilat sot PD ka nje nevoje jetike. Të jemi realiste. Demokratet,ata qe gjate veres se shkuar votuan per kryetarin e partise percaktuan timonierin e partise per 4 vitet e ardhshme.
Të jemi racionale. Debati i Madh qe vlen te behet sot eshte mbi Busullen se si ky timonier do ta drejtoje Partine per 4 vitet ne vijim. Rasti per kete Debat te Madh e Jetik eshte Kuvendi Kombetar…eshte nje mundesi te cilen nuk duhet e nuk mundet ta shperdorojme, eshte nje debat qe nese e zhvillojme me pjekuri ndershmeri dhe hapur..,do te na nxjerre te bashkuar e me te forte

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments