Nga Basir Çollaku/ Kur vendimi merret për vjehrrin e Edi Ramës, të vdekurit vijnë në gjykatë. Dokumenti

0

Gjykata e Apelit të Tiranës, i quan në mungesë të vdekurit, dhe merr vendim

Kur vendimi merret për vjehrrin e Edi Ramës, të vdekurit vijnë në gjykatë

Ndonëse të vdekur, ata konsiderohen të gjallë në Gjykatë, ku procesi gjyqsor, i konsideron në mungesë, pavarësisht se në dosjen ndodhen vendime dhe certifikata zyrtare të vdekjes së dy të paditurve. Gjykata e Apelit Tiranë në një vendim të sajin me 28 dhjetor 2017, i konsideron Fadil dhe Xhemile Toptanin të gjallë, ndonëse ata kanë vdekur njëri në vitin 2009 e tjetri në vitin 2014. Eshtë një histori pronash ku paditësi i parë Sulejman Basha, vjehrri i kryeministrit Edi Rama, si dhe vëllai i tij Hasan Basha, dhe Muharrem Basha, Hyjrie Bali kanë paditur disa familje Toptani, Agjencinë e Trajtimit të Pronavë dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që kishte rrëzuar pretendimet e tyre.

Ndonëse në dosjen gjyqsorë janë certifikata e vdekjes dhe vendimet përkatëse që provojnë ligjërisht këtë akt, Gjykata e Apelit të Tiranës, i konsideron Fadil dhe Xhemile Toptanin në mungesë, duke i klasifikuar të gjallë dhe ka vijuar procesin, duke shkuar në vendimmarrje dhe dhënë një vendim në favor të paditësve Basha. Fadil Toptani sipas dokumentacionit që përmban dosja ka vdekur me 03/10/2010, ndërsa Xhemile Toptani, ka vdekur po sipas dokumentacionit të gjendur në këtë dosje, me datë 09/11/2014. Kjo ndodh në këtë çështje të nxehtë në Tiranë ku janë duke ndërtuar dhe investuar pallate palët paditëse, ndaj ndoshta Gjykata nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, të marrë vendim për të gjallët. Gjykata e Rrethit Gjyqsor Tiranë, në vendimin e saj të vitit 2014, kishte rrëzuar padinë e paditësve Basha, ndërsa Gjykata e Apelit, rrëzon vendimin e Shkallës së Parë dhe vendos në favor të paditësve. Tashmë pushteti anon nga paditësi dhe nxitimi i gjykatësve, është më shumë se pakujdesi shkresore, apo padijeni faktesh. Ndoshta kjo gjykatë, me ndihmën e këtyre gjykatësve, do të gjejë mënyrën tua dërgojë të ndjerëve vendimin në botën tjetër..Një histori ku vettingu, mund të marrë përgjigje më të qartë për shkelje të tilla që konsiderojnë të vdekurit të gjallë.

 

.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of