Nga Altin Meçja/ Tru shplarja me ngjyra

0

Shkollën e partisë dikur, sot e ka zëvëndësuar media.
Ç’do analist nëpër ekrane, është si dikur sekretari i parë i fshatit, që u shplante trutë kooperativistëve, me bela të ngulur, duke fërkuar bishtin e belit, eksitimesh dëgjonin trushplarësin të hipur mbi plisa të lëruar.
Në 50 vite komunizëm këtij kombi, ju deformua boshti i të qënit njeri.
U poll njeriu i ri.
Kënaqësia e vetme që i çonte deri në shtatëzani të pa përgjegjshme, ishte kur spiunonte komshiun, i cili kishte marrë tre misra nga arat e kooperatives, kur depononte nënën, babën, motrën, vllain, dajën, xhaxhain, që nuk ngriti dolli për udhëheqësin, apo kur sekretari rinisë, raportonte kush nga shokët kanë dashnore.
Ky pis milet, i ushqyer aq mirë prej ekraneve të sërvirur, ha ç’do gjellë që i vendosin lugën përpara.
Analistët ç’do natë deformojnë realitetin, aq bukur sa e vërteta të duket imorale.
Kjo media diarre, më shumë i jep hapsirë mediatike një LGPT-sti, se sa një fisniku në të drejtën e tij.
Fisniku nuk ka hapsira mediatike, ai është vetëm, nuk është seksi, nuk ka audiencë sa kanë bq e vegjël velo, siç dhe vetë thonë gazetarët.
Mjerimi social kulturor, është ulur këmbëkryq, ku pas dhjetë vjetësh, do shohim që në ç’do aspekt të jetës, do çelit lulëkuqet e shalëseksshitjes së mendimit.
Dhe kjo meritë e medias në radhë të parë, të politikebërësvë në radhë të dytë.
Deri atëhere diarreja e shalëve, do na ketë pushtuar shpirtin, dhe nuk do na bëjë më përshtypje
Do themi është koha…
Urime.
Ky është produkti i atij njeriu te ri dje.
Ku palaçoja, ajo qe ben seks për post, apo zari i të madhit, do ngrohi b*thët kolltuqeve, për të drejtuar dhe vulosur fatet tona…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author