Zyrtare/ Florian Marku sfidon rivalin serb në Tiranë

Sport

Lajmi është bërë i ditur nga vetë 25 vjeçari nëpërmjet një postimi në Facebook.

Pas fitores me boshnjakun Xhevat Mutfic në Straz të Austrisë në kategorinë e boksit, kampioni shqiptar i kick-box, Florian Marku, do të ngjitet në ring më 18 maj.

Në një sfidë që do të zhvillohet në Tiranë, Marku do të sfidoj serbin Sladjan Dragisic në sportin që e bëri atë të njohur, kick-box.

Ja postimi në Facebook.

Për herë të parë do ndeshem në vendin tim, në SHQIPËRI në TIRANË… Më 18 maj është ndeshja e radhës kundër serbit Sladjan Dragisic”,-shkruan Marku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?