Mirush Kabashi: Nuk u ftova në Kryeministri, janë kapur nga mafia e ndërtimit

Aktualitet

Në një intervistë dhënë për gazetën Panorama” aktori i njohur është shprehur se projektin e ri për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar e sheh si të pasinqertë. “Të them të drejtën, nuk e pashë sepse nuk isha i ftuar në Kryeministri, pasi konsiderohesha me biografi jo të mirë artistike. Kur e sheh se si është konceptuar në urbanistikën e saj, atëherë e kupton se ajo nuk është e sinqertë dhe ajo nuk përmbledh mundësitë e ndërtimit të një Teatri Kombëtar, pavarësisht se aty është paraqitur ana arkitektonike dhe jo ana funksionale. Për këtë nuk është folur fare, ndërsa karakteri kombëtar i godinës së re nuk është përfillur fare”.

Teatri i Durrësit është në qendër të qytetit, ai i Shkodrës po ashtu, i Elbasanit apo i Korçës. Ndërsa Teatrin Kombëtar po e bëjmë një teatër krejtësisht të maskuar, të jetë një kusur apo një apendiks i ndërtimeve shumëkatëshe që do ndërtohen, ky është një abuzim që i kalon interesat e artistëve”.

Kabashi ka bërë thirrje për transparencë që të bëhet një gjë e qëndrueshme dhe artistike pasi sipas tij “Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm artistët dhe jo politika, e aq më tepër ekzekutivi, që mesa duket është i kapur dhe i lidhur me interesa të mëdha të një lloj organizmi të frikshëm, që quhet mafia e ndërtimit”.

Mirush Kabashi e ka konsideruar shembjen e ndërtimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re si akt jo transparent, madje të frikshëm dhe mafioz.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?