Duka-Dakos: Mos e ngri zërin se nuk të shkon me fizikun

Vangjush Dako dhe Agron Duka, kanë shkëmbyer akuza dhe batuta mbrëmë në  studion e News 24.

Dako nuk i ndali ofezat ndaj Dukës, por ky i fundit e ironizoi me një batutë ku i thotë “mos ngri zërin se nuk të shkon me fizikun që ke.”

Ndiqni debatet mes tyre:

Dako: “Kemi dy ekstreme të kundërta që i pëlqejnë Dukës. Këtej thotë me pëlqen Veliera, jo s’ka ujë, jo ka ujë. Është një njeri pa bosht që di vetëm të vjellë mllef. Nuk e kuptoj sesi një njeri nga Durrësi që ka lidhur jetën me këtë qytet , ka biznese në këtë qytet dhe shan Durrësin, shan veprat publike të Durrësit. Nuk e kuptoj se çfarë përfaqëson ai atje në TV që është bërë njëhere si biznesmne, politikan, ambjentalist”.

Duka: Nuk kam sharë njeri

Dako: Ky po bën 70 vjeç dhe ende shan. Si nuk u lodh duke vjellë mllef, sikur po i ha bukën atij.

Duka: Nuk kam asnjë mllef kundra teje. E more personale.

Dako: Po ke takat dil atje dhe ballafaqohu me popullin dil në votime dhe ta provosh se sa i zoti  je.

Duka: Nuk ma mban të dal në votime me ty se ma merr, se votat i vjedh. Mos e merr personale, jemi mbledh për diçka dhe unë dhashë opinionet e mia.

Dako: Po ca opinionesh ti dole duke shajt.

Duka: Ti harxhon shumë kohë me Partinë Socialiste dhe shumë pak kohë me menaxhimin e Durrësit. Si pasojë ndodhin këto që po ndodhin.

Dako: Mos na ngatërro me veten , kemi 24 orë që jemi me qytetarët në terren

Duka: “Jo mo se tin ë 11 shkon në zyrë”

Dako: “Ti ke atë mendjen tate”

Duka: “O Vangjush mos bërtit se nuk të korrespodon me fizikun. Nuk jam unë që po bërtas, po bërtasin rrjetet sociale që bëjnë ironi me punën tate në Durrës dhe bashkinë tënde. Nuk është mirë që ti kalon në ofeza, nëse do të ballafaqohesh të sfidoj me një debat ballë për ballë në një television. Mos fol me zë të lartë se nuk të korrepodon as me fizikun. Ti po thu ca gjëra që ti nuk i fakton dot”.