Nga Basir Çollaku/ Qeveria në Arbitrazh “pro” rusëve të “Jurimex” kundër amerikanëvë të “Transatlantik”

Kompania amerikane kërkon 140 milionë euro në Gjykatën Ndërkombëtare, për prishje të njëanshme të kontratës

Një kontratë e prishur njëanshmërisht, një strategji e deformuar, amerikanë të larguar dhe rusë të afruar në sektorin e naftës në Shqipëri dhe një tjetër proces gjyqsor në Arbitrazh. Njëherësh, pritet tjetër histori kompanish, ku përgatitet të prodhohet marrëveshje e re, e cila luhet prej muajsh, sërish amerikano-ruse, në Shqipëri. Por kjo do të vijojë në një tjetër shkrim. Ky është një nga bilancët e veprimeve të qeverisë “Rama” nëpërmjet ministrit Damian Gjiknuri, finalizuar në korrik 2017, ndonëse nisur fort më herët. Nëse Arbitrazhi vendos pro kompanisë amerikane dhe avokatët e saj janë thuajse të bindur për këtë pretendim, atëherë janë 140 milionë euro, aq ka kërkuar kompania amerikane “Transatalntik”, që ti jepen për prishjen e njëanshme të kontratës nga qeveria shqiptare. Vetëm pak javë më parë, Arbitrazhi mori vendim që e detyron qeverinë shqiptare ti japë 56 milionë dollarë kompanisë tjetër të naftës që operon në vendin tonë, kompanisë Bankers. Në këtë periudhë, në 2017, kompania Jurimex, mori mundësinë të ishte “pronarja e re” e puseve të naftës, ndërkohë që një tjetër kompanie do ti prishej kontrata për të liruar vendin. Dhe si asnjëherë tjetër së paku pas viteve 90-të, një kompani amerikane “humbet” terren dhe fiton këtë ofertë bujare një kompani me rrënjë të thella ruse. Transatlantik është kompania që do të zëvëndësohet nga Jurimex” ku fijet e shefit të saj Robert Nowikovsky e çojnë te Gazprom, e më tej në Kremlin. Më herët prej disa vitesh nga vitit 2007 kishte një marrëveshje hidrokarbure mes “Albpetrol” dhe Transatlantik, për vendburimet Gorisht-Kocul, Cakran Mollaj. Janë pikërisht këto adresa investimi, industrie, interesi dhe pasurie, të cilat qeveria Rama dhe ministri Gjiknuri kanë menduar ti kalojnë disi në lindje, së paku strategjikisht. Kështu me 27 korrik 2017, një muja pas zgjedhjeve të fituara nga socialistët, Ministri Damian Gjiknuri, dërgon shkresën e tij me numër protokolli 5039/2 me emergjencë në Albpetrol dhe AKBN, pasi Albpetroli më herët me 17 korrik 2017, kishte dërguar në Ministri, shkresën me numër 4838, ku i paraqiste faktin se Albpetrol dhe Jurimex, kishin negociuar dhe nënshkruar terma kryesore të Marrëveshjes, për vendburimet e mësipërme dhe tani kërkonin miratimin e ministrit Damian Gjiknuri. Ministri Gjiknuri nëpërmjet kësaj shkrese autorizontë zyrtarisht, kompaninë dhe agjencinë, Albpetrol dhe AKBN, të vijonin procedurat për lidhjen e Marrëveshjes Hidrokarbure për vendburimet Gorisht- Kocul, Cakran- Mollaj, me kompaninë Jurimex Kommerz Transit Ges.m.b. H z. Pikërisht vendburimet të cilat ishin në shfrytëzim nga “amerikanët”. Ministri, bën ndërhyrjen e tij duke korrektuar disa pika të marrëveshjes paraprake dhe me 10 sugjerime, jep lejen e tij për të nënshkruar marrëveshjen dhe pajisur me licencë kompaninë Jurimex. Këto lidhje të Qeverisë, me kompanitë ruse dhe lindore janë shtuar ndjeshëm, duke tkurrur dukshëm gjeografinë e kompanive amerikane dhe kanadeze, ashtu siç kryeministri deklaroi publikisht, takimet e tij me grosistë të këtij biznesi marramendës. Zoti Rama u shpreh se ka takuar Genadi Timchenki, njeriu i Putin ne listen e zezë të sanksioneve të USA, ka takuar në këtë interes biznesi në industrinë e naftës, perfaqesuesin e Gunvor group, pa e ditur se ai është bashkethemelues i “Gunvor Group Ltd”?!! Kësaj kompanie, që në vitin 2000, shtetasi rus, me origjine armene, pikërisht Genadi Timchenki, rezultonte i vendosur ne listën e sanksioneve te SHBA me 20 mars 2014. A bëhet kjo thjesht për politikë? Sigurisht nuk janë doza sinqeriteti ata që e kanë shtyrë qeverinë drejt këtyre marrëveshjeve aspak strtaegjike dhe ekonomike për vendin drejt lindjes. Dyshimet për afera korruptive janë brenda kësaj loje në sektorin e energjisë, një element kyç dhe në sigurinë kombëtare.

Ndërhyrjet e ministrit

10 ndërhrjet e ministrit me sugjerimet e tij

Në pikën dy ministri kërkon që afatet kohore të marrëveshjes të jenë detyruesë për të dyja palët.

Më tej në pikën tre kërkon që periudha e vlerësimit të jetrë 24 muaj dhe jo 24 plus gjashtë muaj pasi kështu ka qenë në momentin që është shpallur fitues kompania Jurimex

Gjithasahtu në ndërhurjen e tij Gjiknuri kërkon në pikën pesë që kompanisë të mos i jepen të gjitha puset njëherësh por një numër i caktuar q të bëje testimet e mundshme gjatë aplikimit të programit të vlerësimit.

Në pikën 9 thuhet se bonuest e trajnimit vjetor kur aksionet e Albpetrol nuk zotërohen më nga Qeveria, të përcaktohet qartë që ku bonus i jepet një institucioni tjetër si AKBN, Institutit Shkencor të naftës apo ndonjë instituti tjetër të ngjashëm ku përcaktimi do të vendoset nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Gjiknuri shton gjithashtu se marrëveshja prishej automatikisht nëse

kontraktori nuk paguan bonuesin e firmosjes në momentin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, nuk paraqet garancinë bankare sipas kushteve të marrëveshjes së Hidrokarbure dhe formatit të parashtruar në aneksin e tij

Pasi ka ndryshuar disa këshilla në procesin e negociatave, Ministri jep lejen e tij të përmbyllen këto detyra dhe kompaia të pajiset me licence për të shfrytëzuar burimet e kërkuara.. Ndërsa për amerikanët ndoshta ka porosinë shihemi në gjyq..