Ylli Manjani/ Ku është Prokuroria e Republikës?

0

Ylli Manjani e ka cilësuar arrestimin e zyrtarëve të baskisë në Lezhë, si një farsë e cila u shfry brenda 48 orëve. Reagimi vjen menjëherë pas vendimit të gjykatës në Lezhë, e cila i la sot të lirën gjithë të arrestuarit me burg, duke ndryshuar masën në ‘arrest shtëpie”.

Postimi i plotë në Facebook i Ylli Manjanit:

“Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për shoë dhe terror politik!

Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi!

Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti!

Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit!

Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!

Por, unë dua të di:

-Ku është Prokuroria e Republikës?

– Kush po heton?

– A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?

-Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!

-Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?

– Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?

– Përse nuk sekuestrohen dokumentet zyrtarë?

Boll me show policësh!

Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author