Tension në Lezhë . Fillon seanca kundër kryebashkiakut Frrokaj. VIDEO

Aktualitet

Dhjetra forca policie kanë rrethuar gjykatën e Lezhës që herët në mëngjez. Me qindra e qindra simpatizantë të kreut të Bashkisë së Lezhë (përfaqësues i PD) dhe mbështetës të tij janë mbledhur para gjykatës së Lezhës. Ata e kanë pritur me brohoritje  mbërritjen në Gjykatë të kryebashkiakut Fran Frrokaj duke thënë se “jemi me ty’. Mbërritja e të arrestuarve nga policia është bërë nën masa të rrepta sigurie. Ata akuzohen për ‘tjetërsim prone’.

Kryetari i këshillit të qarkut Lezhë Gjok Noka nuk ndodhet në sallën e gjyqit, por shtruar në spital me probleme me zemrën.

Seanca gjyqësore vazhdon për vlerësimin e masës së arrestit, ndërsa jashtë gjykatës vazhdojnë të mblidhen qindra të tjerë, duke e futur gjykatën në një rrethim të vertetë proteste. Rrugët e qytetit të Lezhës janë nën kontrollin e forcave speciale të ardhura nga Shkodra dhe Tirana.

Informacionet janë se protestuesit, nëse gjykata vendos lënien në burg të kryebashkiakut, do të turren drejt drejtorisë së policisë së qarkut. Edhe në drejtorinë e policisë janë vendosur forca policie të ardhura nga Mirdita dhe Laçi.

Në foto: Kryebashkiaku i Lezhës duke hyrë në gjykatë me pranga në duar


Gazetarët i nxjerrin nga salla e gjyqit, Fran Frrokaj me pranga në gjykatë 

Seanca gjyqësore ku do të jepet masa e arrestit për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe të arrestuarit e tjerë do të vazhdojë pa praninë e mediave. Pasi ka dëgjuar gjeneralitetet e të arrestuarve, gjykatësi i çështjes ka marrë mendimin e prokurorit dhe të avokatit, nëse gazetarët duhet ta ndjekin seancën në sallë apo jashtë saj.

Me propozimin e prokurorit të çështjes, gjykatësi nxorri jashtë sallës përfaqësuesit e mediave që deri në atë moment, transmetonin direkt zhvillimet brenda gjyqit.

Në nisje të seancës, Fran Frrokaj u filmua me pranga në duar, ndërsa dilte nga furgoni i policisë i rrethuar nga forcat speciale.

Hyrja e gjykatës është e bllokuar nga familjarë të tij dhe punonjës të bashkisë së Lezhës, që kërkojnë lirimin e tij. Rrugët përreth gjykatës janë bllokuar të gjitha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?