Nga Abi Malltezi/ A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë”?
Nuk di si eshte situata e rregjistrimit te pronave tek Rana e Hedhun dhe per pasoje nuk mund te mbaj asnje qendrim. AMA, po shoh nje situate edhe me te rende, kur kreu i bashkise Rroshi bashke me Kryetarin e PS se Kavajes kane vjedhur qindra hektare toke ne breg te detit ne Kavaje dhe i ka rregjistruar ne emer te kusherinjve te Roshit dhe Dajes, por Roshi nuk u arrestua! A kemi standard te dyfishte?
Per me teper, u arrestua vjehri i Dajes, z. Cikalleshi qe ishte drejtues i hipotekes se Kavajes per keto vjedhje. POR kush eshte sot drejtuese e hipotekes se Kavajes? Pikerisht vajza e Cikalleshit qe eshte ne burg per fallsifikim! Vajza po fshin provat dhe gjurmet e fallsifikimeve dhe prokuroria ka ik ne drejtim te paditur. Ky ishte rezultati i konkursit ne Kavaje? Nuk ka asnje njeri tjeter vec vajzes se te arrestuarit per fallsifikim pronash Re-Rilindja ne Kavaje?
Per te qare dhe per te qesh eshte tani situata ku ne prone te vjedhur per te cilen jane ne burg fallsifikateoret, Roshi dhe Daja nderkohe po vijojne me ndertimet e pallateve vec 40 metra larg detit dhe INUK ka ik ne drejtim te paditur!!!
Pra ne Kavaje, kemi jo vec fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative per prishje provash, si edhe vijim te perdorimit te produkteve te vjedhjes per te krijuar miliona. Dhe prape Roshi dhe Daja jane te lire te shijojne frytet e vjedhjes. A kemi standard te dyfishte apo “e di partia ate pune”?