E padëgjuar më parë/ Putin fiton zgjedhjet me ndihmën e Bashës

0

Kur janë numëruar rreth 80 për qind e votave Putin rezulton fitues me rreth 76 për qind të votave duke siguruar mandatin e katërt për të mbajtur për 6 vjet postin e Presidentit të Rusisë. Kjo është një fitore historike për një president duke grumbulluar 55 milion vota.

Në vend të dytë radhitet kandidati, milioner dhe stalinist, Pavel Grudinin me 11.8 për qind të votave. Në vend të tretë është nacionalisti ekstremist Zhrinovski me 5,6 për qind të votave.

Putin me këtë mandate është i dytë, pas Stalinit që qëndron kaq gjatë në pushtet, duke arritur të jetë kryeministër e president për të katërtën herë deri në moshën 71 vjeç.

“Për fitoren e tij flitet se kanë ndikuar edhe financimet e bëra nga Basha në shuma marramëndëse ç’ka ka vënë në lëvizje Taulant Ballën dhe Erion Braçen si antirus të thekur”

Kjo e fundit për humor!

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author