Eno Bozdo/ Sikur i njëjti zell të tregohej vetëm një vit me parë me kryetarët e bashkive, të paktën 7 prej tyre, përfshirë dhe Veliajn, do ishin sot në pranga.

Mund të dalë e gjithë Policia në konferencë shtypi. Por Tahiri dhe njerëzit e tij janë njollë që nuk lahet. As Gjushët, Bushët, Lalët, Shullazët, Roshët e sa e sa të tjerë. As droga që përmbyti Shqipërine, as kriminelët ne Kuvend dhe administratë. As edhe 613 kg kokainë që mund te destabilizojnë Italinë, e jo më Shqipërinë. Këto janë damka e turpit e Edi Rames, që po i kushton shumë shtrenjtë Shqiperise.

P.S. Sikur zelli i djeshëm të ishte i sinqertë, minimalisht 3 ministra te Ramës do ishin mbrapa hekurave. Sikur i njëjti zell të tregohej vetëm një vit me parë me kryetarët e bashkive, të paktën 7 prej tyre, përfshirë dhe Veliajn, do ishin sot në pranga. Dhe pastaj s’i mund të mos mendosh që goditja ne Lezhë ishte politikisht selektive? Apo ”kriminelët jashtë dhe Opozita brënda”? Sepse kështu fitohen zgjedhjet rehat fare…