“Cigarja dremit në tavëll”-Poezi nga Adela Hoxha

0

NE HEMISFEREN E ZBRAZET.

Në hemisferën e zbrazët të mendimit,
errësira po përpinte rrezet në mes të ditës
e paftuar…
Shpirti im tretej nën eklipsin e dëfrimit,
dhe trupat lakuriq me perëndim mbuluar!

Fotografia e Adela Hoxha

MENDIMET BERE QULL NE SHI.

Mendimet bërë qull me shi,
Vrapojnë te futen nëpër streha,
Po brenda meje gjendesh Ti.
Nga fryma jote keq u deha!
….
Ashtu të dehur rrimë gjatë,
Mbështetur kokën gji më gji.
S’dallojmë në është ditë a natë,
Në është diell, a bie shi.
————————
•©adela

Fotografia e Adela Hoxha

JETA VITET KREH SHPENGUAR

Jeta vitet kreh shpenguar.
Rrudhat trupit margaritar,
Ëndrrat pluhur i yjeve shuar.
Ndjenjat skelet mbyllur në sirtar.

Këmbët lodhur nga rrugë e pa filluar.
Buzët nga puthjet që kurrë nuk ke marrë,
Sytë perlotur pa vajtuar.
Zemrat bashkuar e sërisht për tu ndarë.

Fotografia e Adela Hoxha

KRAHET E IMAGJINATES.

Krahët e imgjinatës mbërthyer vetmisë e zhgënjimit.
Mendime të turbullta kafshojnë ndërgjegjen e
lëkundin ngjyrat e jetës.
Zhurma e mbytur e motorit të një barke vetmuar.
Kornizë ëndrrash dritaret, 
në humbëtirën gri, ku koha ka ndaluar.
————————

 

Fotografia e Adela Hoxha

NE PIKEN E LOTIT

Në pikën e lotit shoh botën tënde,
Tek rrokulliset drejt meje si e marrë.
Rrënqethje, epshe që presin ndër dhembje,
Në portat e dy universeve të ndarë.

Fotografia e Adela Hoxha
CIGARJA DREMIT NE TAVELL

Një tryezë në dhomën e zbrazët,
Një frazë përgjysëm kafshuar,
Cigarja dremit në tavëll,
Tymi, pret vetminë e mbrëmjes menduar…

—————————

Fotografia e Adela Hoxha
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author