Pas denoncimit në BOOM për korrupsion, ikën Monika Lubonja nga Teatri Kukullave
Skandalet e njëpasnjëshme të Monika Lubonjës e kanë bërë atë të pambrojtshme dhe tani ajo nuk është më në krye të institucionit më të rëndësishëm kulturor për fëmijë në vend.
Prokuroria nisi hetimin pasi emisioni investigativ “Boom” denoncoi për tre ditë me rradhë korrupsionin dhe abuzimet në Qëndrën Kulturore Kombëtare të Fëmijëve.
Emisioni “Boom” provoi sesi shiteshin për interes të aktiviteteve private repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave; se si çelësat e këtij institucioni i ishin besuar një gazetashitësi që kishte tezgën e tij pranë këtij institucioni dhe se si kushtet e sigurisë në Teatrin e Kukullave vinin në rrezik fëmijët.
Me nisjen e hetimit nga Prokuroria edhe Ministria e Kulturës nisi një hetim të brendshëm nga i cili, mesa duket, ka rezultuar se denoncimet e bëra në emisionin investigativ “Boom” ishin të vërteta. Është akoma e paqartë, nëse ajo është larguar me dorëheqje, apo me shkarkim.
Një tjetër skandalin i denoncuar në “Boom”, ishte eshe ai kupave të shpërndara me rastin e 70 vjetorit të Qendrës së Fëmijëve, të drejtuar nga Monika Lubonja. Tenderi i këtyre kupave, u zhvillua 1 javë pas aktivitetit, ku mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës.
Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për drejtorin e ri të QKKF.
Të gjitha lajmet për skandalin në Teatrin e Kukullave denoncuar në BOOM
/Ora News.tv/