Aktualitet

Basha mbledh kryetarët e degëve të PD-së

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në kuadër të riorganizimit të kësaj force politike, e cila do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në fund të muajit prill.

Mësohet se basha ka kërkuar nga drejtuesit e degëve që pavarësisht këtij procesi mos të shkëpusin vëmendjen nga elektorati. Një tjetër porosi në drejtim të drejtuesve të degëve të PD-së ishte rifreskimi i anëtarësisë .

Basha ka kërkuar që në procesin e riorganizimit të gjithë duhet të kenë hapësirën e nevojshme për të bërë propozime. Mësohet se kreu demokrat gjithashtu ka kërkuar vlerësimin e kontributeve.

Pak ditë më parë, kreu demokrat mblodhi Kryesinë e PD-së, e cila përcaktoi datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe ngritjen e një grupi pune, që do të mbledhë propozimet për ndryshimet në statutin e kësaj partie.  Mësohet se Basha ka kërkuar nga drejtuesit e degëve që të jenë të pranishëm të gjithë në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?