Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Tiranë. VIDEO+FOTO

Aktualitet

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pranë ambasadës amerikane në Tiranë.

Dyshimet e para flasin për dy persona të plagosur, ndërsa nuk dihet ende në lidhje me identitetin e personave të përfshirë në ngjarje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një dyqani celularësh, ku ka mbetur i plagosur punonjësi i servisit të celularëve siç shihet nga pamjet.

Forca të shumta Policie kanë rrethuar zonën, teksa të plagosurit janë transportuar për në Spital.

Mbetet ende mister shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Këto janë pamjet e rënda pas shpërthimit të eksplozivit pranë ambasadës amerikane në Tiranë, që dyshohet se i është vënë një dyqani celularësh.

Të plagosur janë dy punonjësit e servisit: Gentian Hoxha (në foto) 26 vjeç dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Hoxha është në gjendje të rëndë; ai dërguar me shpejtësi tek Spitali i Traumës. Ka pësuar djegie në trup dhe fytyrë ashtu si dhe personi tjetër.

Shpërthimi ka ndodhur pranë ish-Drejtorisë së Higjenës dhe në një zonë shumë të populluar.

Policia e Tiranës ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ka zëra se shpërthimi nuk ka ndodhur prej një eksplozivi. Pritet deklarata zyrtare e Policisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?