Olsi Rama: Unë se pyes Ramen, ai s’më pyet mua

Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit që drejton sport-klub Partizanin ka folur për herë të parë për akuzat e Partise Demokratike, lidhur me perfshirjen ne trafikun e kokaines dhe sidomos si koka e sasise prej 613 kg kokaine të kapur ne Durres. I ftuar ne emisionin “Rubrica Sportive” ne TVSH, Olsi Rama u pergjigj se keto jane marrezira dhe e njeh, e di se ai nuk merret me kokainë.

“Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. Është një absurditet i radhës. Janë sajesa, unë nuk kam lidhje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë” tha ai në Rubrikën Sportive në TVSH.

Olsi Rama është pyetur edhe për marrëdhëniet me vëllanë kryeministër. “Unë se pyes atë për punët e tij, ai nuk më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit” tha ai.

Duke u ndalur të ecuria e ekipit këtë edicion, Olsi Rama thotë se objektiv është pjesëmarrja në Kupat e Europës pas startit të dobët. “Unë sukses do të quaja arritjen e Kupave të Europës nga skuadra, të bashkangjitur me një lojë të mirë dhe kthimit të tifozëve në stadium. Opinion.al