Këshilltarët e PD dhe LSI-së bashkojnë votat. Shkarkohet Kryetari i Këshillit Bashkiak i PS.
Këshilli bashkiak i Gjirokastrës shkarkoi sot kryetarin Roland Karalliu të Partisë Socialiste, ndërsa në vend të tij është votuar Mimoza Çomo, këshilltare e PD-së.
Ndryshimi i kryekëshilltarit ka ndodhur si rezultat i bashkimit të votave të këshilltarëve të PD dhe LSI-së.
Karalliu së fundmi ishte komanduar edhe drejtor i spitalit rajonal të Gjirokastrës.
Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ka reaguar edhe deputeti i PD-së, në këtë qark Tritan Shehu.
“Mimoza Çomo, Kryetarja e sapo zgjedhur e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.
Një përmbysje kjo në atë Keshill Bashkiak.
Zj. Como, një personalitet në atë Bashki, një figurë që rezaton shpresë e integritet.
Një mesazh i qartë ky për ndryshimet e tjera të mundshme aty”, shkruan Tritan Shehu