Nga Armand Maho/ Një përrallë me rusë, dhe një realitet me kokainë!

Qeveria duket sepo kerkon te fashise zhurmen e 613 kileve droge me nje perralle bajate sic eshte ajo e financimit rus, per PD ne zgjedhjet e kaluara, nje ceshtje qe as ngroh e as ftoh njeri te pakten per sa i perket opinionit te shendoshe publik ( nuk po flas per ata qe komentojne ne wallin e Rames, ata jane gati te besojne gjithcka)

E megjithate kemi nje problem shume te madh. Duket se vemendja e trafikanteve tashme eshte krhyer nga kokaina. Eshte nje mall te cilin tregu evropian e perpin dhe qe ka fitime kolosale, por po aq sa kolosale jane fitimet aq jane dhe te pakontrolluara. Rama u detyrua te genjente para evropianeve duke e konsideruar si nje sukses te policise shqiptare dhe jo me kot. Ai e di fort mire se nje shofer kamioni nuk mund te jete poseduesi i nje sasie te tille kokaine prandaj shpejtoi qe te dergone si avokat mbrojtes Maks Haxhine, njeriun qe hartoi ne studion e tij kete fare reforme ne drejtesi, por dhe nje nder avokatet me i shtrenjte ne vend. Shoferi paguhet vetem me 25 mije leke te reja ne muaj, ndersa Maksi rrezik kerkon dhjete mije euro per nje ceshtje shume me banale se kaq.

Hija e skandalit eshte me e thelle dhe rrenjet shkojne larg, ashtu si e Xibrakes ku ne taven e trafikut ai e di fort mire qe ishin njerez te afert te tij, botues mediesh e te tjere e te tjere. Aso kohe, u zhvillua nje debat jo i vogel mes Tahirit dhe atyre qe kontrollonin trafikun. Keta te fundit e shikonin kete Tahirin si “ planprishes”, megjithese kreret arriten ti shpetojne ndeshkimit. Si ne rastin e Durresit dhe atehere u deshtua operacioni i nderrmare nga sherbimet Gjermane dhe prokuroria . Ndermjetesit kryesor ata qe kishin lidhjet arriten te largohen dhe u arrestuan vetem punetoret. Humbje pati po pranga jo.

Kanabisi deshtoi si skeme, dhe tashme eshte e kote ai operacion i urdheruar nga policia e shtetit per gjetjen e personave qe mund te mbjellin serish. Eshte si ajo shprehja “ M’ka cu nana me la gojen”, qe medemek ketu po behet dicka. Dhe natyrisht ne kete vorbull u gjet varka e shpetimit. Financimi i fushates se PD nga oligarket e Rusise. E ku!? ne Shqiperi, nje vend i cili ska asnje peshe ne vendimmarrje dhe nga ku Rama me Ulsiun ngjajne si Enver Hoxha me Beqir Ballukun qe na shpetuan nje here e nje kohe nga revizionizmi. Preteks per kete na u be nje portal apo ku di une cfare ishte qe te me falni per injorancen por hera e pare qe ja degjoja emrin. Ne fakt kjo histori do kishte nje fare vlere ne rast se do kishte fituar zgjedhjet Basha por per sa kohe eshte ne opozite dhe me nje rezultat nder me dobtit ne histori atehere kjo alibi behet nul.

Se si eshte historia me ruset, sdi te them, por ajo qe eshte pare e degjuar eshte fakti qe po kerkohen peshq te medhenj dhe qeveria shqiptare i serviri nderkombetareve nje shofer kamioni nga Peza. Lulzim Basha mund te kete 1001 gjynahe ne drejtim te PD-se per te cilin dhe une kam rezervat mija por ai nuk eshte as kryeminister dhe as minister rendi. Ne shpatullat e Bashes nuk rendojne mijrat e toneve te kanabisit. Lulzim Basha mund te kete drejtuar si axhami opoziten ne keto pese vjet, pa nje projeksion te qarte, por ama vetem kaq sepse kamioni i kokaines nuk ishte i tij, as Xibraka nuk ishte pergjegjesi e tij, as Balili nuk u emerua prej tij, as Tahiri dhe e gjithe kupola e policise qe sot eshte ne arrati nuk u emeruan prej tij. As bankieri Santo nuk u vra nen qeverisjen e tij, dhe as parate e droges me ane te PPP-ve te famshme nuk u pastruan nen qeverisjen e tij. Avionet e droges nuk u ulen ne qeverisjen e tij, e sa e sa zullume te tjera Te gjithe keti ndodhen nen qeverisjen e Edi Rames, dhe mosveprimi i tij ate vete me se pari e ben nje peshk te madh, madje me e madhin.

Perrallat e dimrit me Rus e kinez pak gjase ka ti besoje kush. Sidomos kur ato formulohen nga figura si Spiropali psh qe perlau nja 20 milion euro ne Dogana. E kam thene diku ne rast se do hidhnin oligarket Rus para per te blere zgjedhjet ketu atehere kishte mundesi qe rama mos merrte as dhjete deputete. Oligarket Ruse hedhin para atje ku kane se cte shfrytezojne, ketu ska mbetur me asgje. Deshtimin e saj, kjo qeveri qe per nga paaftesia ja kalon dhe asaj te Adil Carcanit, kerkon ta daravise me kauza qesharake qe nuk i beson as Taulant Balla, sic ishte dhe kjo perralle dimri me Ruse, e gatuar ne kuzhinen e qeverise shqiptare dhe e serviruar nga Mamaja Xhons e Sorosit ne USA

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments