Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uron të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.

Meta ka bërë publike dy foto ku duket edhe vetë kur ka qenë në shkollën fillore.

Ja çfarë shkruan Ilir Meta në Facebook:

Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author