Tritan Shehu/ Ejani në PD, s’është fundi i botës të mos jesh në parlament
Tritan Shehu ish minister i jashtem dhe ish drejtues i lartë në Partinë Demokratike bëri një apel për të gjithë të pakënaqurit e PD që të bashkohen me këtë forcë politike.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Shehu tha se politika në PD bëhet edhe nëse nuk je në Parlament. “Është më mirë- tha ai -të punojmë sëbashkut sesa të punojmë për ndarje”.
E pashë në media, nuk e di sa është e vërtetë që disa kolegë kanë qenë disi larg PD duan të krijonë një parti të re. Unë mendoj që PD ka hapësirë për të gjithë që më mirë të qëndrojmë bashkë dhe të punojmë bashkë, se PD është e madhe me shumë hapësira, pavarësisht je apo nuk je në parlament, tha deputeti demokrat..
Edhe unë e kam provuar këtë pak kohë më parë, nuk isha në parlament megjithatë isha aktiv në PD dhe më pas u rizgjodha, u shpreh Shehu. Pa dyshim një politikan aspiron të jetë në parlament kjo është normale dhe unë i mirëkuptoj kolegët, por nuk është fundi i botës mos jesh në Parlament. Më mirë të mendojmë për të punuar brenda sesa për të ndarë. Eksperiencat e ndarjes nuk kanë qenë pozitive dhe nga ndarja kanë shkuar prap tek bashkimi. Pastaj vendimi përfundimtar i takon gjithësekujt dhe çdo kush merr vendimet e veta politike.