Albina Deda Gjoci/ Shtëpia me gjethe-Selia e partisë së re.

Qe prej krijimit te saj PD-se i jane krijuar shume skizma te cilat kane rezultuar jo vetem te pa suksesshme por dhe investime diversive.
Mes tyre ka pasur elemente qe pasi kane mesuar te verteten e hidhur te pazareve te pista i jane riatashuar trungut qendrestar demokrat dhe vijojne te pakompleksuar kontributin e tyre ne secilen insistance te partise
Keto dite po lexoj shume per nje parti te re me eksponente ne moshe politike e njerezore nga radhet e PD-se.
Per aq sa mesojme jane emra qe nuk kane as platforme as moral politik te paraqiten tek asnje shtrese e asnje kah politik.
Argumenti eshte i thjeshte dhe kushdo e din edhe pse ngurojne ti japin zë!
Pikerisht keta njerez te cilet emer e pasuri i gjeten ne oborrin e PD-se,sikunder dhe ofiqe shteterore e partiake plot bujari,
jane ata te cilet ne 2013 dhe vijimesisht i kane shkaktuar PD-se gjemen e traumen e pamerituar.
Ata jane njerezit qe abuzuan e u pasuruan duke shkaktuar perfoljen e partise se vlerave te lirise.
Ata mbollen nepotizmin,arrogancen,frymen meskine klanore,paaftesine dhe tani e mbyllen me antivleren me madhe per nje shqiptar:Pabesine.
Ata ne kete situate si dhe sistematikisht prej shume kohesh jane qerasur e investuar,jane blere e intimiduar per tu perdorur deri ne kete partize.
Partiza e tyre cilido
qofte nominimi eshte e qarte per nga misioni e intensioni:
Krijimi i nje fryme mosbesimi te lidershipi aktual duke prere aq sa munden hovin e shpirtin opozitar i cili sot perballe Narkoshtetit duhet te jete ne zenithin e vet.
Per mua dhe ç’do demokrat qendrestar ky largim e kjo skizme e radhes nuk eshte gje tjeter vetem vetpastrim.
Ata nuk perfaqesojne asgje biles as vetvehten.
Ju siguroj se si dikur nje kandidat per kryebashkiak i ndare nga PD-,
nen nje sigel tjeter nuk mori as voten e gruas dhe ndoshta kjo u be shkas per divorc.
Nenteksti i kesaj partie eshte krijimi i nje tymnaje qe ujqerit e çakejte e Rilindjes te gjuajne prene e radhes:
Kokaine,hashash,koncesion..etj.
Ustallaret e rilindjes dhe laboratori i zi i sigurimit mbledh sa here i nevojiten ate kontigjent te hershem qe jane viktima te pseudonimit.
Per kete jam e bindur,
ndaj selia e kesaj partize te re le t’ju jepet nga Edvin Rama,
pikerisht Shtepia me gjethe.