Kapen 6 kuintal kokainë në Durrës
Është më shumë se 600 kilogramë sasia e kokainës e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Kokaina është gjetur në një kontenier të një kamioni, i cili mësohet se është vetëm transit në tokën shqiptare dhe po bëhej gati të vendosej në anije, prej nga do të nisej drejt Italisë.
Autoritetet shqiptare janë lajmëruar nga partnerët e huaj për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në vendin tonë.
Nga hetimi, dyshohet se kokaina ka ardhur nga Kolumbia.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pamjet e para 45 ditëve.
Mësohet se Prokuroria administronte të gjithë dokumentet e hyrjes së mjeteve në Portin e Durrësit.