Historia tragjike e Landit të Mirasit dhe reagimi i Berishës

Aktualitet

Pas një nderhyrje të ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin ‘Studio e hapur’, ku ishte i ftuar Artan Hoxha, gazetari shumë herë i akuzuar për përdorim nga politikan të lidhur me krimin dhe shpërthimet e tij kundër ish kryeministrit, “Rilindja Demokratike” ka bërë një analizë me akuza kunder Artan Hoxhës.

Opinioni ka parë mbrëmë një debat të fortë mes Berishës dhe gazetarit që raporton për interesat të bandave rivale në media. Artan Hoxha u skuq në fytyrë dhe humbi ekuilibrin në momentin kur ish-Kryeministri Berisha i kujtoi historinë tragjike të Landit të Mirasit, I vrarë vetëm pak ditë pasi Hoxha vizitoi disa parcela të mbjella me kanabis ku e shoqëroi në mirëbesim I njohuri me emrin Landi I MIrasit.

Menjëherë pas daljes së asaj kronike Landi i Mirasit u gjet i vrarë. Ky person në asnjë moment nuk shfaqej në parcel, atëhere ku e morën vesh trafikantët e kanabisit se në atë parcel gazetarin e kishte dëerguar pikërisht landi i MIrasit?

Historia se si ai është vrarë lidhet direkt me gazetarin Artan Hoxha. Ky shfaq veten në plantacionet e drogës. Takohet me dëshmitarë që në mirëbesim e dërgonin në plantacionet e drogës dhe më pas ka ndodhur vrasja e dëshmitarit.

Kjo është historia tragjike e Landit të Mirasit, ish-trafikantit, qe ka denoncuar tek gazetari Artan Hoxha, rrjetin e trafikut.

Ai njihej ndryshe edhe si Jani Kollçinaku, i njohur nga policia si shitës droge, pasi është dënuar më parë me 6 vite burg. Kollçinaku, 37-vjeçar nga fshati Miras i Devollit, u gjet i pajetë mëngjesin e 19 dhjetorit 2015 në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.

Vrasja e tij ka ndodhur disa javë pasi kishte shoqëruar në plantacionet e trafikut të drogës gazetarin Artan Hoxha. Sipas ekspertëve, dyshohet se vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. Kollçinaku, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit”, u gjet nga disa banorë të zones, të cilët njoftuan policinë, ku evidentoheshin lehtë plagët në kokë.

“Eshtë prerë në besë nga Artan Hoxha, duke u dekonspiruar publikisht prej tij, me zë e me figurë. Pas kësaj ai është vrarë”, thotë burimi. Gazetari Hoxha vërtetë ka dhënë fakte interesante për trafikun e drogës, por gjithmonë ato fakte kanë qenë një lojë e ish-ministrit të drogës, Saimir Tahiri, të cilit Hoxha i shërben me zell deri edhe duke çuar në vrasje dëshmitarët që e besojnë nga ajo që ai shfaq në televizion me leje të padronëve, por jo nga ajo që është në të vërtetë një spiun në shërbim të krerëve të trafikut. /RD.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?