Bushati: Plotfuqishmërinë nuk e jep Presidenti

0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Bushati, i pranishëm sot në seancën dëgjimore të thirrur nga Komisioni për Politikën e Jashtme, tha se ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë dhe sqaroi se plotfuqishmërinë nuk e jep Presidenti i Republikës, por ai jep vetëm autorizimin për nisjen e punës për negociatat.

“Presidenti i Republikës, në bazë të ligjit nuk jep plotfuqishmërinë. Presidenti jep autorizimin, plotfuqishmëria është kompetencë e ministrit të Punëve të Jashtme. Unë i kam kërkuar dhënien e autorizimit Presidentit të Republikës, për të filluar punën konkrete.” – theksoi Bushati.

Bushati foli edhe për Konventën për të Drejtën e Detit si baza ku mbështetet çështa e delimitimit.

“Duhet marrë parasysh Konventa e detit, që tregon se si palë të ndryshme i japin zgjidhje këtyre çështjeve. Qëndrimet e palëve përsa i përket marrëveshjes së 2009 dihen, dihet dhe qëndrimi i qeverisë së asaj kohe. Ishim forca politike që kërkuam shfuqizimin e kësaj marrëveshje për arsye të cilat janë publike.” – u shpreh Bushati.

(E.L/Faxweb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author