Nga Flamur Çelaj/ Vetingu si Vlerë e shtuar për Policinë
Projektligji për vlersimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendëshme dhe Ankesat ne Ministrinë e Brendëshme, është i një rëndësie të veçantë për Katarsisin e nevojshëm që duhet të bëj herë pas here Policia . Pastrimi i rradhëve të policisë nga të inkriminuarit i shërben forcimit të rendit dhe sigurisë publike pasi ka impakt të drejtë për drejtë në forcimin e besimit të qytetarve tek Uniformat Blu. Filtrat e Vetingut garantojnë prurje cilësore në rradhët e Policisë së Shtetit si dhe përjashtojnë elementët të cilëve u provohet paaftësia apo kompromentimi në afera kriminale e kështu me rradhë duke na krijuar bindjen se mund të kemi efekte të dukshme të Pastrimit i figurës dhe imazhit të Policisë së Shtetit.
Parë në kontekstin e mësipërm do ta votoja me të 2 duart Vetingun e Policisë pasi e gjykoj domosdoshmëri në kushtet e këtij tranzicioni të gjatë që kemi kaluar. Por a garantohet shkëputja e policisë nga Politika dhe Krimi? * I kemi ende të freskëta thirrjet Antikushtetuese të Kryeminstrit Rama në Kuçovë i cili përveç papjekurisë politike dhe injorancës juridike tregoi sesa e brisht është Policia e Shtetit nga ndërhyrjet politike! * Kapja nga Krimi i Organizuar është tashmë një fakt i prekshëm, mjafton të shohësh Lumin e madh të akuzave për lidhje të faktuara midis oficerve të policisë dhe kontigjentëve më të rrezikshëm kriminal.
* Përfshirja e oficerve të lartë e të mesëm Policisë dhe Gardës në komisionet e numërimit të votave është kthyer në normalitet! * Kanabizimi i vendit ishte një proçes që u krye nën mbikqyrjen dhe taksimin rrënjë për rrënjë nga oficerët e terrenit… * Tonelatat të tëre nga të gjitha llojeve të drograve kanë kaluar nën hundën e konrollorve të policisë në pikat kufitare! Për të mos i dhënë ngjyrime politike dhe as subjektive kësaj iniciative të cilën e përgëzoj në thelb, kam vetëm një pikëpytje: A do jetë Vetingu, vërtet një Vlerë e Shtuar pë Policinë? Koha do ta tregoj efektin e vërtet të kësaj iniciative, por deri më sot na ka treguar se kohën e kemi çuar dëm.