Milan mund Romën, i afrohet Championsit. (VIDEO)

0

Milani  i Gatuzos ka bërë surprizën duke fituar edhe në “Olimpiko” ndaj Romës 0-2. Pjesa e parë kishte shumë pak mundësi shënimi me Under që provoi të vinte në vështirësi në një rast Donarumën.

Në pjesën e dytë Milani është më konkrete në lojën e saj. Në minutën e 48-të, Suzo jep një asist të bukur për Kutronen, i cili prek me thembër topin duke e dërguar në rrjetë. Roma nuk ka fuqi reagimi, madje pëson edhe golin e dytë. Këtë herë është Kalabria, i cili i shmanget mbrojtjes verdhekuqe dhe mposhtë portierin Alison.

Milani nuk fitonte që nga viti 2011 në Milano, kur shënon Nesta dhe Ibrahimoviç. Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 44 pikëve, vetëm 6 më pak se Roma. /Koha Jonë/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author