Kryeprokurorja Marku i heq makinën kreut të Krimeve të Rënda

Aktualitet

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i ka hequr makinën kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili po heton ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për bashkëpunim me Habilajt në trafikun e drogës.

Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj lëvizte prej kohësh me një automjet tip “Benz” me targa AA 237 HT. Por, sot në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ai mbërri me një tjetër automjet.

Benz-i, i është marrë pasi rezulton se është pronë e organit qendror të akuzës. Arsyet janë të paqarta.

Rreth një muaj më parë Marku i ofroi mbështetje Hajdarmatajt për hetimet ndaj Tahirit, por ndërkohë i heq automjetin.

Kujtojmë po ashtu se pas takimit të tyre u lejua të ekstradohej drejt Italisë një nga dëshmitarët kyç të çështjes Tahiri, Nazer Seiti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?