Ja kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Begallaj

Denis (Alban) Demiri dhe Ardian Serezi janë dy vrasësit e dyshuar të biznesmenit Memli Begalla, që u ekzekutua më 14 Shkurt në Tiranë, poshtë pallatit ku banonte.

Në rolin e ekzekutorit direkt ka qenë 43-vjeçari Denis Demiri (personi që shikoni në foto), person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2012 ai u arrestua nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se po përgatiste vrasjen e një personi me të cilin kishte konflikt.

Para këtij viti, ai ka qenë i dënuar edhe për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje me armë. Ndërsa 49-vjeçari Ardian Serezi ka qenë bashkëpunëtori i tij, personi i dytë që duket në kamerat e sigurisë së zonës.

Image

Ardian Serezi ka qenë punonjës policie, i cili ka shërbyer në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Tiranë. Ai është arrestuar në vitin 2014 me 1 ton kanabis për traãk droge nga Lazarati drejt Tepelenës.

Në atë kohë, ai është denoncuar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili tha se është i afërt me Saimir Tahirin. Zyrtarisht sipas policisë, shkak i vrasjes së Memli Begallës mendohet të kenë qenë borxhet e pashlyera, të cilat viktima u kishte personave të tjerë.

Memli Begalla ka qenë biznesmen gomash. Ai zotëronte biznese në Yzberisht dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments