Nga Albina Deda Gjoci/ Sallë e Parlamentit apo Shtëpia me gjethe.

-Ka nje jave qe mediat mashtruese ne sherbim te Narkoshtetit perflasin poshtersisht dy deputete te opozites: Grida Duma dhe Ervin Salinjani. Personalisht nuk dua ti futem vertetesise apo pavertetesise se disa sms-ve sepse dukshem jane pa diskutim sajime e intriga te neveriteshme gatuar ne laboratoret e erreta te mazhorances se sotme. Sepse vete geni i “Rilindjes” eshte propagande,mashtrim,intrige e degjenerim. Por shqetesimi im eshte ne faktin se si mundet qe te perhapet lajmi se gjoja deputetet pergjohen vizualisht ne sallen e Kuvendit te Shqiperise,institucioni me i rendesishem i nje Republike Parlamentare siç eshte nominuar kjo Republika jone e degraduar.

Perse pas ketij lajmi sa prevers aq dhe kompromentues nuk reagojne kreret e Kuvendit?!Ku jane agjensite qe i ngarkon ligji qe nuk reagojne e rastin me te keq te hetojne? A mos valle salla e Parlamentit eshte shnderruar ne Shtepine me gjethe ku Gramoz Ruci ziente çorben e shpifjes ndaj shqiptareve. Ky rast eshte i paprecedent dhe pervijim progresiv i degradimit qe kjo bande narkosocialiste po i ben shtetit. Kur lajmi merr dheun se u pergjuan dhe deputetet atehere kjo eshte rikthim ne vitin 1946 kur deputetet e opozites,elita e vendit arrestoheshin e pushkatoheshin.

Grida dhe Ervini nuk mund te behen kurre viktima te pafaj te kombinacioneve preverse te ish policise politike te Sigurimit te Shtetit. Vetem nje infantil apo i indoktrinuar mund te besoje ate gramatike te shpifur qe ju vesh dy deputeteve oratore e te kultivuar te opozites shqiptare.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments