Skënderbeu përjashtohet 10 vjet nga Kupat e Europës për trukime.

Klubi korçar është bërë shembull duke u dënuar ashpër pasi dyshohet për trukime ndeshjesh.

Në shpjegimin e raportit 33-faqësh nënvizohet se, shumë kompani bastesh e kishin hequr klubin në fjalë nga kuotimi, për shkak se dyshonin se Skënderbeu kishte rënë prè e manipulimeve sportive.

Katër takime në Kupat e Europës të skuadrës së Skënderbeut ishin mes provave për trukim, më konkretisht ndeshjet ndaj Crusaders, Dinamos së Zagrebit, Sporting të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës.

(VENDIMI I UEFA-s, datë 7 shkurt 2018)

Image