Nga Guxim Alimani/ Mos prek Flamurin, Ramush.

 

Nuk di fyerje me te madhe per nje komb sesa dhunimi i simboleve te tij nacionale. Nje veprim i tille ndodhi dje ne Prishtine me urdher te Ramush Haradinaj,duke ulur e shkulur flamurin kombetar shqiptar. Ky nuk eshte nje veprim spontan dhe eshte i izoluar por nje praktike e perseritur nga mendermethane Qeveria e Kosoves.

Pak dite me pare nje tjeter “eksponent”keshilltar i Haradinaj,Halil Matoshi kerkoi largimin e bustit te Gjergj Kastriotit nga Prishtina..
Ne keto kushte si qytetar i Shqiperise i indinjuar nga nje veprim i tille barbar kerkoj revokimin e menjehershem te dekretit tuaj mbi dhenjen e shtetesise shqiptare Ramush Haradinaj. Po ashtu duhet te thirret per konsultime urgjentisht sipas rregullave diplomatike Ambasadori yne ne Prishtine.

Ramush Haradinaj i njohur per mediokritetin e tij njerezor po shkon larg ne demtimin e kauzes kombetare.Ky injorant e delirant qe premtoi se do ngrinte flamurin tone ne trojet e Isa Boletinit ne Mitrovice guxon e shkul nga Prishtina simbolet e Kombit!
I bej thirrje vellezerve e motrave shqiptare ne Kosove te denojne kete akt te turpshem i cili eshte ne limitet ekstreme te tradhetise Kombetare.

Fotografia e Guxim Alimani

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author