Aktualitet

Basha/ Opozita do të kërkojë një komision hetimor parlament për Edi Ramën, Saimir Tahirin

Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar edhe arsye se pse opozita do të kërkojë një komision hetimor parlament për Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe të gjithë të përfshirët në mbjelljen e kanabisit dhe trafikut të drogës.

‘Kjo ka marrë mbështeten dhe do të depozitohet ditën e sotme. I gjithë opinioni e di se në dy vite kur shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshëm, Policia, ishin në dispozim zyrtar të informacionit ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtëpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit.

Edi Rama e ka pasur këtë indo mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli, nga media, gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës.

Por qeveria dhe Edi Rama kanë vendosur t’i varrosin këto fakte në kasafortën sepse droga është bërë me dijeninë, mbrojtjen dhe bekimin e kryeministrit dhe kjo është arsyeja pse Rama e ka shkelur rregulloren dhe s’ka lejuar arrestimin e Tahirit.

Ndërhyrja në rastin Habilaj do të jetë objekt i këtij hetimi parlamentar dhe masat që Rama ka marrë që përgjegjësit e këtij skandali të mos dalin në pah.

Kanë blerë pasuri brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky do të jetë objekti i këtij komisioni’, tha Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?