Rama kërcënim direkt për opozitën në parlament

0

Fjalimin e tij sot në Kuvend, Rama  e përqëndroi në atë që e quajti frikën e opozitës nga organet e reja të drejtësisë. Madje kryeministri iu drejtua direkt Berishës duke e paralajmëruar se ka halle të mëdha përpara.

“Mbarove tani Sali! Je për t’u admiruar, por lëri djemtë tani të luftojnë! Shiko hallet e tua, se ke halle të mëdha përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot. Nuk të ndihmon dot Amerika, BE jo e jo” tha Rama, ndërsa fliste për reformën në drejtësi dhe ndëshkimin e drejtësisë.

Kryeministri nuk u kursye kur foli ndaj opozitës me fjalët “do ju lidhim duart”, duke iu referuar votimit sot në parlament të kandidatëve për organet e reja të drejtësisë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.

“Po ju nuk keni si votoni se nuk mund të votoni me duart tuaja një process, që mund t’ju lidhë duart në fund. Mund t’ju lidhë duart. Keni bërë shumë, keni fshehur shumë, keni mbuluar shumë dhe nuk keni faj. Por bërtisni ose hidhuni ju përpjetë, KLGJ dhe KLP do votohen sot. Sot mbaron filmi me gogla. Ne do të votojmë. Ju nuk do të votoni” u shpreh Rama nga foltorja e parlamentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author