Në Kuvend flitet për votën kundër SHBA-se, por mungon Donald Lu. Ku je futur ambasador?

0

Në fjalën e tij të fundit përpara senatit amerikan, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, trajtoi edhe çështje e votës kundër vendit të tij, i cili njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Ai foli ashpër për një mori shtetesh, mes të cilëve edhe Shqipëria. Tekstualish këto vende ai i quajti “armike” të SHBA dhe “të pabesa”, pas ndihmës financiare dhe jo vetëm që ju jepet sistematikisht.

Pas asaj vote të turpshme të qeverisë Rama, opozita, presidenti Ilir Meta dhe zëra të njohur të medias dhe intelektualëve shqiptarë, u përpoqën që të bënin një ndarje të popullit dhe kombit shqiptar në këtë çështje, nga interesat okulte të Edi Ramës, gjurmët e të cilave të çojnë te labirintet e Xhorxh Soros dhe prapadhomën e presidentit të Turqisë Taip Erdogan.

Ajo që ra më së shumti në sy në gjithë këtë skandal, që u uli kokën shqiptarëve jo vetën në Shqipëri, por edhe Kosovë, Maqedoni, Mal i zi dhe gjithë botën, nuk ishte përpëlitja dhe mbrojtja qesharake që i bëri asaj vote antiamerikane, Rama&Bushati, por heshtja e njeriut që më shumë se kushdo duhej të ngrinte zërin dhe të protestonte; ambasadorit të SHBA, në Tiranë Donald Lu.

Përfaqësuesit të presidentit të SHBA-ve në Shqipëri, (Trump  e konsideroi çdo votë që u hodh kundër vendimit të SHBA në OKB, si një përpjekje për të të injoruar vendin e tij), atij që flet për ora e makina gjyqtarësh, që ju tregon përralla fëmijëve, që shfaqet si peshkatar e bukëpjekës, i ngriu gjuha, qoftë edhe për të artikuluar një fjalë të vetme për prozvaljen që Edi Rama, i bëri vendit dhe presidentit të tij.

Gjithmonë në përpjekje për të rregulluar çfarë të mundet nga akti i turpshëm antiamerikan i Ramës, opozita kërkoi dhe realizoi sot një debat në parlament për këtë çështje.

Po diskutohet për votën e qeverisë Rama kundër SHBA, por në llozhën e ambasadorit të SHBA mungon pikërisht njeriu, që duhej të shkonte i pari në këtë seancë, Donald Lu.

Të gjithëve ju kujtohet nata e gjatë në parlament më 21 Korrik 2016, kur më në fund u miratua me 140 vota Reforma në Drejtësi. Ambasadori Lu, u instalua në lozhën e tij (dhe mirë bëri) për orë të tëra dhe kur çdo gjë u krye, aq shumë u gëzua dhe u çlirua, sa që na dhuroi edhe një skenë të zjarrtë me ambasadoren Vlahutin.

Askush nuk e akuzoi atëherë se ky gëzim vinte pas përfundimit me sukses të një misioni, të ngarkuar nga plaku Soros, i cili më pas na doli që ishte jo vetëm frymëzuesi por edhe bërësi deri në detaje, i kësaj reforme.

Sot për orë të tëra opozita i kërkoi llogari kryeministrit Rama, për votën e tij anti-SHBA.

Ku je futur ambasador?

Sot ajo llozhë e zbrazët, flet shumë për ty si Donald Lu dhe dashurinë “e çuditshme” ,që ke me Edi Ramën dhe ustallarët e tij të vërtetë.

Amerika mbi të gjitha-thotë presidenti Trump. Po për ty?

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author