Krimet e Rënda nisin hetimin ndaj ish-deputetit të PS. Ja emri

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që të regjistrojë një hetim penal për Alfred Pezën, deputetin e PS-së në legjislaturën e kaluar.

Peza, që aktualisht i është rikthyer profesionit të gazetarit, akuzohet për fshehje të të ardhurave, pasi me një shumë prej 1.3 miliardë lekësh bleu aksionet e një banke në vend.

Pas denoncimit të kësaj transferte, doli që ish-deputeti i PS-së nuk e justifikonte dot pasurinë e tij dhe shumën e parave me të cilat kishte blerë aksionet.

Pas kësaj, ndaj tij nisi një hetim. Sot është mësuar që Prokuroria e Krimeve të Rënda të nisë një procedim penal ndaj tij, për akuzën e ‘fshehjes së të ardhurave’.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?