Presidenti Meta, homazhe në nderim të Luzhiana Abazit

Aktualitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë sot në homazhet në nderim të Luzhiana Abazit, një aktiviste e njohur dhe një nga ish-themeluesit e LSI, e cila përcillet sot për në banesën e fundit.

Abazi humbi jetën nga një sëmundje e rëndë në moshën 47-vjeçare.

Të afërm, miq, kolegë, dashamirës i kanë dhënë sot asaj lamtumirën e fundit para se arkivoli t’i drejtohet varrezave.

“Sigurisht që edhe për mua është një moment tepër i dhimbshëm dhe pikëllues, – tha Meta, –  ashtu sikurse është edhe për qindra e mijëra të tjerë dhe shumë më tepër kudo dhe që e kanë njohur Luzhianën.

Për mua do të mbetet gjithmonë siç e kam njohur 26 vite më parë, studentja e mjekësisë, plot ëndrra dhe plot guxim për t’i realizuar ato. Do të mbetet një model i atyre vajzave të guximshme të cilat shikojnë përtej botës dhe familjes së tyre, të cilat jetojnë me shqetësimet e shoqërisë edhe luftojnë kundër padrejtësive me guxim dhe natyrisht që njerëz të tillë me kontribute, pa dyshim që meritojnë këtë respekt, këtë dashuri dhe këtë mirënjohje.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?