Philippe Coutinho për Lionel Messin

Sport

Transferimi nga Liverpooli në Barcelonë për një shumë rekord në vlerë 160 milionë euro gjatë janarit ia ka mundësuar 25-vjeçarit t’iu bashkohet superyjeve më të mëdha në “Camp Nou”, transmeton Express.

Philippe Coutinho është duke e jetuar ëndrrën në Barcelonë dhe thotë se është i nderuar të luajë përkrah ikonave të futbollit si Lionel Messi dhe Andres Iniesta.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme kur shikon përreth zhveshtores dhe sheh Andresin, Leon, Luis [Suarezin] dhe Sergio Busquetsin dhe të tjerët”, ka thënë Coutinho për Sky Sport.

“Ata janë lojtarë të cilët i shihja në TV apo me të cilët luaja në PlayStation, por tani e ndaj dhomen e zhveshjes me ta, gjë që është e jashtëzakonshme për mua”, ka shtuar braziliani.

Ai ka theksuar se Messi e ka mirëpritur ngrohet si gjithë të tjerët.

“Si gjithë të tjerët dhe unë gjithmonë kam menduar se Messi është lojtari më i mirë në botë dhe tani që jam këtu me të, ndihem i nderuar. Është përvojë fantastike ta shoh duke stërvitur dhe luajtur. Mënyra se si e transformon ndeshjen ai është e pabesueshme”, ka theksuar Cou.

“Ai është person vërtet i qetë. Si gjithë të tjetër, më mirëpriti ngrohtë. U trondita sepse e pashë që është person real”, ka shtuar ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?