Ja pamjet si u ekzekutua bosi i mafias greke

Vrasja e Vassilis Stefanakos, më datë 17 janar të këtij viti bëri bujë në Greqi nisur nga e shkuara e Stefanakosit, i cili një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në burgje me një serë akuzash, siç është drejtimi i strukturave kriminale, vrasje, trafik armësh, trafik droge, etj.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur në 57-vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi në lagjen Haidari të Athinës.

Autorët po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtese, e cila përdorej për të strehuar në katete e para disa punëtorë të një kompanie, ndërsa në katet e mësipërme ndodheshin zyrat e një kompanie gazi të lëngshëm.

Veç dy personave që kryen ekzekutimin, sipas prokurorëve dyshohet që edhe të tjerë të tjerë të përfshirë në këtë krim. Bëhet fjalë për njerëz të cilët kanë ndjekur lëvizjet e përditshme të të ekzekutuarit.

Në momentin kur e kanë parë të dalë, njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe është drejtuar për tek viktima, ndërsa tjetri është afruar me motor për të marrë shokun e tij duke u larguar prej aty me shpejtësi.

Lidhja me Alket Rizain

Vasilis Stefanakos konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas.

Në një reagim për mediat pas krimit, Alket Rizai tha: “Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.

Rizai, në rrëfimin për “Gazetën Shqiptare” shtoi: “Me Vasilis Stefanakos ishin thjesht të njohur dhe se ishin akuzuar në 2006 bashkë. Po nuk kemi asnjë lidhje me njëri-tjetrin”

Vrasës shqiptarë?

Një nga dyshimet e hetuesve, sipas raportimeve të medieve helene, është se në këtë atentat, ekzekutorët janë shqiptarë.

Interpoli është informuar për krimin duke u përpjekur të identifikojë persona të “dyshimtë” kryesisht nga Shqipëria, që kanë hyrë në Greqi para vrasjes dhe janë larguar së fundmi, për të arritur të ndonjë i dyshuar i mundshëm, raportuan mediat greke.