Fino: Nuk i njoh zgjedhjet në FSHF. U manipuluan

Kandidati për FSHF, Bashkim Fino deklaroi pas rizgjedhjes së  Armando Dukës me 38 vota, se nuk do t’i njihte zgjedhjet. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se futja e votuesve pa ekipe ne Asamble solli këtë rezultat.

“Problemi i 12 shoqatave që unë kam 2 muaj që flas tregoi dhe rezultatin e votimit. Unë nuk di çfarë do të bëjë UEFA. Unë kam kërkuar personalisht dokumentacionin e këtyre shoqatave dhe do të vazhdojë procesin gjyqësor”,- tha deputeti socialist, Bashkim Fino.