Haxhinasto: Nëse hetimi do të “degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”.

Në një prononcim për “Top Channel”, Haxhinasto thotë se koha e gjyqeve politike ka marrë fund. Ndërsa bën një paralajmërim, se nëse hetimi do të “degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”.

Lidhur me procesin e prokurorisë, ish-ministri i LSI thotë se ai ka bërë drejtimin politik të Ministrisë së Transporteve, duke nënkuptuar se nuk ka asnjë përfshije në projekte apo investime me firmën e tij. “Unë kam bere drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lire të verifikoje. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm”,- u shpreh Edmond Haxhinasto.

Z. Haxhinasto ju shqetësojnë hetimet e Prokurorisë për rrugën Tirane-Elbasan?

S’më shqetësojnë fare as hetimet as verifikimet. Unë kam bere drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lire të verifikoje. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.

Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore, kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashke me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do të jem këtu. Nëqoftë se kjo do te degjeneroje ne goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rrepte.

Pse zgjodhët ta ndiqnit ne Elbasan procesin ndaj zotit Xhika? Ka qënë vartësi juaj dhe akuzohet për abuzime?

Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lire të shkojë e të ndjek një çështje gjyqësore, apo jo?

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments