Shkurt 1948, si u pushkatuan 7 deputetë opozitarë të regjimit komunist

Aktualitet

Foto 1-Arif Gjylit pas torturave në hetuesinë komuniste
Foto 2-Hasan Reçit pas torturave në hetuesinë komuniste
Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me shokun Stalinit. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën Anglo-Amerikane” dhe H.Fultzin.

Gjatë bisedës, del edhe fakti do bëheshin dy gjyqe, një i hapur në shtator 1947, e tjetri i mbyllur në janar 1948. Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.

U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).

U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.
1-Arif Gjylit pas torturave në hetuesinë komuniste
2-Hasan Reçit pas torturave në hetuesinë komuniste

Fotografia e Agustin Anila Miraka
Fotografia e Agustin Anila Miraka
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?